Erdogan: Nga Moldavia presim dorëzimin e shkollave të FETO-s tek Fondacioni Maarif

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se presin që shkollat e organizatës terroriste gyleniste (FETO) në Moldavi ti dorëzohen Fondacionit turk Maarif.

Presidenti Erdoan dhe presidenti i Moldavisë, Igor Dodon dolën në një konferencë të përbashkët shtypi në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Erdoan tha se Turqia mbështet tërësinë territoriale, stabilitetin, mirëqenien dhe zhvillimin e Moldavisë dhe i uroi sukses qeverisë së re të krijuar në nëntor në rrugën e saj të shërbimit për popullin e Moldavisë.

Ai tha se me të gjitha institucionet e saj Turqia do të vazhdojë të jetë pranë Moldavisë dhe shtoi: “Turqit gagauzë janë një prej urat më të forta të miqësisë me Moldavinë”.

Gjithashtu shprehu edhe kënaqësinë e madhe për faktin se Turqia është përzgjedhja e parë për pushime nga turistët moldavianë.

Presidenti turk, veçanërisht në lidhje me luftën kundër FETO-s, falënderoi Moldavinë në aspektin e ekstradimit të njerëzve të kësaj organizate terroriste.

“Bashkë me këtë presim që shkollat e organizatës terroriste gyleniste (FETO) në Moldavi ti dorëzohen Fondacionit turk Maarif”, tha Erdoan.

Edhe Presidenti Dodon tha se qeveria e Moldavisë beson që Turqia është një partnere e saj strategjike në shumë fusha.

Ai bëri të ditur se Turqia zë vendin e 6-të ndër investitorët me kapital të huaj në Moldavi dhe shtoi: “Ne jemi të gatshëm të japim mbështetjen e nevojshme për investitorët turq”.

Dodon falënderoi Presidentin Erdoan në emër të popullit të tij për mbështetjen e dhënë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe tha se shpreson që viti i ti të jetë i rëndësishëm nga aspekti i bashkëpunimi dypalësh dhe strategjik.

Përpara konferencës për shtyp u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në praninë e Presidentit Erdoan dhe Presidentit të Moldavisë, Dodon./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne