Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike.
Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Departamenti për Komunikime të Presidencës thuhet se gjatë bisedës të dy liderët biseduan për krizën në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Presidenti Erdogan gjithashtu bëri të ditur se janë duke monitoruar me keqardhje zhvillimet në lidhje me zjarrin që ra në një nëndetëse ruse, ndërsa familjeve të anëtarëve të ekuipazhit që humbën jetën dhe popullit rus u shprehu ngushëllime./ trt