Bota

Erdogan niset për vizitë zyrtare njëditore në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është nisur për një vizitë pune njëditore në Rusi.

Në një njoftim për shtyp nga llogaria në Twitter e Presidencës lidhur me vizitën thuhet se Erdogan në kuadër të vizitës do të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe se dy liderët do të kryesojnë takimet mes delegacioneve.

Në bisedime parashikohet se do të diskutohet në të gjitha aspektet mbi marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi, si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet rreth disa çështjeve ndërkombëtare dhe atyre rajonale kryesisht për Sirinë.

Gjithashtu në vizitën e tij njoftohet se presidenti Erdoğan do të marrë pjesë edhe në hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës MAKS-2019, e cila është një nga aktivitetet kryesore në botë në këtë fushë.

Së bashku me presidentin Erdoğan drejt Rusisë udhëtojnë edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak./AA