Erdogan: Një tjetër “Lorencë i Arabisë” nuk do të ketë sukses

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara, se Turqia nuk do të lejojë një tjetër “Lawrence të Arabisë”, të destabilizojë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e numrit një të shtetit turk, u bënë lidhur me zhvillimet e fundit me referendumin kontrovers për pavarësi të kurdëve në Irak, në të cilin Erdoğan tha se ashtu siç nuk kanë lejuar që zjarri nga konflikti në Siri të përhapet në Turqi, njëjtë do të veprohet edhe në pengimin e ndaljes së zjarrit nga Iraku.

“Një tjetër Lawrence (nga Arabia) këtë herë nuk do të ketë sukses, duhet ta dini këtë”, tha Erdoğan duke iu referuar spiunit britanik T.S. Lawrence, i cili kishte lidhje me revoltën arabe kundër Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Erdoğan ka folur pas publikimit të shifrave preliminare të referendumit të cilat flasin se 93 për qind e votuesve të referendumit të mbajtur të hënën, kanë përkrahur pavarësinë e kurdëve, ndonëse mbajtja e tij u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare.

Iraku, Turqia, Irani, SHBA-të dhe OKB-ja e kanë kundërshtuar referendumin, duke thënë se kjo do ta shpërqendrojë luftën kundër organizatës terroriste DEASH dhe do ta destabilizojë më tej rajonin.

Qeveria e Irakut ka njoftuar se nuk do të njohë referendumin e zhvilluar nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe rezultatet e saj pasi që është në kundërshtim me kushtetutën e vitit 2005./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne