Erdogan: Një valë e re refugjatësh nga Idlibi sirian i është drejtuar Turqisë

Ne përpiqemi që ta pengojmë këtë dyndje duke marrë disa masa, por kjo nuk është e lehtë, pasi kemi të bëjmë me njerëz. Sa më shumë ti vlerësoni qytetarët tuaj dhe ata që janë strehuar tek ju, aq më shumë të sigurt do ta ndjeni veten edhe ju. E ndërsa Turqia mirëpret sot të shpërndarë në 81 prefekturat e saj mbi 5 milionë njerëz, rreth 4 milionë e të cilëve janë sirianë, nuk janë bindëse qasjet dhe ndjeshmëritë humane të atyre që nuk pranojnë të huaj në qytetet e tyre”,- theksoi udhëheqësi turk.

Në fjalën e tij Presidenti Erdoan u bëri një vlerësim edhe problemeve të sigurisë në vendet evropiane, ku tha: “Po e them hapur dhe qartë. Më besoni që këto janë ditët e mira për ta. Fatkeqësi edhe më të mëdha i presin. Përse? Baronët e të gjitha drogave, fenomeneve që kërcënojnë problemin e sigurisë, bashkëpunojnë me organizatat terroriste aktive tek ne”.

Erdoani kritikoi edhe masat e sigurisë që janë marrë kundër manifestimeve që vazhdojnë në Evropë. “Metropolet perëndimore, që kinse pranohen si simbol i rregullit, rendit dhe lirive, për një çast u shndërruan në burgje në qiell të hapur”, nënvizoi Presidenti Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne