Erdogan njoftoi mundësinë e një operacioni të përbashkët midis Turqisë dhe Iranit

Rexhep Tajip Erdogan njoftoi mundësinë e veprimit të përbashkët midis Iranit dhe Turqisë kundër PKK dhe degës së këtij grupit në Iran.

Kanali televiziv CNN turk, ka bërë të ditur se Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, në një konferencë shtypi para nisjes së tij për në Jordan, ka thënë: Kjo çështje do të diskutohet në takimet e mia. Në të ardhmen e afërt, ne do të ndërmarrim hapa për të adresuar kërcënimet e bëra nga PKK dhe dega e saj iraniane në malet Kandil dhe Sinxhar. Duke iu referuar udhëtimit të tij në Jordani, ai tha se gjatë vizitës së tij me zyrtarët jordanezë do të diskutojë mbi situatën në Siri dhe Palestinë, sidomos në lidhje me refugjatët sirianë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne