Erdogan: Nuk ka asnjë problem në prodhimin e përbashkët me Rusinë të S-400-ve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se nuk ka asnjë problem mes Turqisë dhe Rusisë në çështjen e prodhimit të përbashkët të sistemeve S-400.

Presidenti Erdogan gjatë kthimit nga vizita në Bosnjë-Hercegovinë iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve që e shoqëronin në avion.

Në lidhje me pretendimet se me Rusinë po jetohen probleme në çështjen e transferit të teknologjisë për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, Edogan u përgjigj duke thënë se “Me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin qysh në fillim kemi rënë dakord për çështjen e prodhimit të përbashkët”.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se rrethet që duan që Turqia të heq dorë nga blerja e S-400-ve po bëjë pretendime spekulative.

Presidenti përsëri shpjegoi se pse është i nevojshëm ky sistem dhe tha se “Ky është një sistem i mbrojtjes ajrore. Nëse dikush na sulmon, ne do ta aktivizojmë këtë sistem. Kjo është arsyeja pse ne investojmë në një sistem të tillë”.

Duke folur për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe aktivitetet e sondazheve të kryera nga anijet turke, Presidenti Erdogan dha mesazhin se nuk do të heqin dorë nga të drejtat e Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) në rajon.

“Ne nuk jemi atje për të punuar në fushën e dikujt. Atje i hedhim hapat për të mbrojtur të drejtat tona veçanërisht të drejtat e vëllezërve tanë turq në Qipron Veriore. Njerëzit që jetojnë në Qipro kanë të drejta të barabarta në të gjitha fushat dhe ne po punojmë për t’i mbrojtur këto të drejta të turqve qipriot”, bëri të ditur Erdogan.

Ai u pyet gjithashtu nëse do të ketë negociata të reja me Bashkimin Evropian (BE) mbi emigrantët.

Erdogan tha se duhet parë se si do të jetë qasja e administratës së re të BE-së për këtë çështje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne