Erdogan: Operacioni në Eufratin lindor mund të nisë nga çasti në çast

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua deputeteve në seancën e parë të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, mbajtur me rastin e hapjen e vitit të 3-të legjislativ të legjislaturës së 27-të.

Duke folur për krizën siriane Erdoani tha: “Natyrisht që jemi të vetëdijshëm për sfidat ekonomike, sociale dhe kulturore që na kanë shkaktuar 3 milionë e 650 mijë mysafirë që jetojnë ende brenda kufijve të tanë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Siri. Ne e dimë edh atë që asnjë vend tjetër në botë nuk mund të mbajë mbi supe një barrë kaq të madhe dhe që ta menaxhojë situatën për një kohë kaq të gjatë.”

“Refugjatët sirianë, të cilët kanë gati tetë vjet që jetojnë në Turqi, kanë shtëpitë, vendlindjen dhe atdheun e tyre. Detyra jonë është të krijojmë kushte të favorshme për kthimin e tyre të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur. Ankaraja ka apeluar vazhdimisht para bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje,” tha udhëheqësi turk.

Më shumë se 360 mijë sirianë janë kthyen në zonat e pastruara nga terroristët me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke,- theksoi Presidenti Erdoan dhe shtoi: “Arsyeja e vetme e pranisë tonë në Siri është parandalimi i kërcënimeve të mundshme terroriste ndaj kufijve tanë, kërcënime të cilat janë shndërruar në një barrierë që pengon kthimin e sirianëve në vendin e tyre. Turqia nuk mund të humbasë edhe një ditë në zbatimin e këtij plani. Në pikën që kemi arritur sot nuk na ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër përveçse të ndjekim rrugën tonë. Ne planifikojmë të që sistemojmë 2 milionë njerëz në zonat e sigurta që do të krijojmë deri në 30 km thellësi, duke filluar nga lumi Eufrat e deri në kufirin tonë me Irakun, përfshi këtu edhe Menbixhin. Nga këta 2 milionë, 1 milionë do ti vendosim në vendbanime të reja, ndërsa 1 milionë në vendbanimet ekzistuese”.

Në dalje të Kuvendit Erdoani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilët i rikujtuan atij mesazhet që kishte dhënë në lidhje me Eufratin lindor.

“Çfarë nxjerrim nga të gjitha këto? Që një natë mund të vijmë papritmas”,- tha Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne