Erdogan: organizatat terroriste DAESH dhe FETO janë të kontraktuara nga imperialistët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se janë të vendosur t’i tregojnë gjithë botës fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste gyleniste FETO.

Presidenti Erdogan, i cili ndodhet në Nju-Jork të ShBA për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, filloi me takime zyrtare.

Erdogan mori pjesë në një takim të tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim dhe të mbajtur nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan, ku iu drejtua qytetarëve turq dhe myslimanëve që jetojnë në ShBA.

Presidenti Erdogan preku në nismat e filluara në lidhje me FETO-n, që është përgjegjëse për tentativën e dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016, ndërsa tha se “Kemi ndërmarrë dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativat e nevojshme për ekstradimin në Turqi të udhëheqësit të FETO-s dhe për t’i dhënë fund të gjitha aktiviteteve të kësaj organizate në SHBA. Falë juve ne do të demaskojmë këtë organizatë terroriste”.

Në fjalën drejtuar myslimanëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Erdogan tha se organizatat terroriste si DAESH, FETO, etj. janë të kontraktuara nga imperialistët.

“Ne e dimë shumë mirë që ata që dërgojnë mauna të mbushura plotë me armë për organizatat terroriste për hir të mbrojtjes së interesave të atyre, të cilët e kthyen rajonin tonë në një vend zjarri, kanë gisht në çdo pikë gjakut të derdhur të myslimanëve”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk iu drejtua edhe të rinjve në Fondacionin TURKEN të themeluar në Nju-Jork nga Fondacioni Rinor dhe Shërbimit në Arsim (TURGEV), ku i këshilloi ata duke thënë që “Kurrë të mos ia japin zemrën dhe mendjen atyre të cilët bombardojnë popullin e tyre, sikurse ata që e bënë këtë më 15 korrik”, ndërsa theksoi se shteti ndodhet prenë të gjithë të rinjve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne