Erdogan: Organizatat terroriste janë parazitë që ushqehen nga i njëjti moçal

Presidenti TURK Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i krahasoi organizatat terroriste me parazitët që ushqehen nga i njëjti moçal.

Presidenti Erdoan mori pjesë në Edicionin e 8-të të Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtar.

Ai iu drejtua studentëve ndërkombëtar, që janë diplomuar në Turqi duke thënë: “Kur ktheheni në vendet tuaja, ne ju shohim ju si shefa misioni të Turqisë në vendin tuaj. Objektiva jonë është që, në vitin 2023, numrin e studentëve ndërkombëtar ta çojmë në 200 mijë”.

Në fjalimin e tij ai u shpreh edhe në lidhje me terrorin.

“Qoftë DAESH-i, qoftë PKK-ja ose FETO-ja që qëllon me plumba ndaj njerëzve të vet, qoftë terrori neonazist, ne nuk do të bëhemi pre e kurtheve që vrasësit me duar të përgjakura kërkojnë të na tërheqin neve dhe botën islame. Këto organizata janë fytyra të ndryshme të të njëjtit medaljon. Janë parazitë që ushqehen nga i njëjti moçal” u shpreh presidenti turk.

Erdoan theksoi se deri më sot nuk e kanë përvetësuar kurrë dhunën si një luftë sistematike./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne