Erdogan: Pjesëmarrje rekord në Teknofest

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se TEKNOFESTI ka thyer rekord me pjesëmarrjen nga 122 vende.

Presidenti Erdoan mori pjesë në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST Istanbul), që organizohet me pararojën e Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë (T3 Vakfi) dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe mbështetjen e instituteve dhe kompanive pararojë në këtë fushë, zhvillohet në Aeroportin Ataturku në Stamboll.

Ai u shpreh i kënaqur për shumëfishimin e pjesëmarrjes këtë vit në TEKNOFEST, që filloi ditën e enjte dhe përfundon nesër (22.09.2019).

“Vitin e kaluar zhvilluam këtë aktivitetet me 4 mijë e 200 ekipe, 20 mijë garues dhe 2 mijë e 500 finalistë në 16 kategori. Kurse këtë vit në 19 fusha dhe 6 kategori të reja shtesë, morën pjesë rreth 17 mijë e 400 ekipe dhe 2 mijë finalistë. Në aktivitetet aplikuan 50 mijë garues dhe pati 10 mijë finalistë. Me të gjitha këto dhe pjesëmarrjen nga 81 rrethe të vendit dhe 122 vendeve të huaja është thyer rekordi i TEKNOFEST-it” u shpreh Erdoan.

Presidenti turk iu drejtua qytetarëve që vizituan TEKNOFEST-in duke thënë: “Në këtë proces ndryshimi teknologjik ne nuk duam të jemi tregu i teknologjive por duam të jemi prodhuesi i tyre”.

Në festivalin e teknologjisë mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov.

Nga ana tjetër, në aktivitetet me masa të ngjeshura sigurie, marrin pjesë banorë të çdo lloj moshe nga të katërta anët e Stambollit.

Pjesëmarrësit që prisnin Presidentin Erdoan krijuan një turmë të madhe përpara skenës kryesore të ngritur në fushën e festivalit. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne