Erdogan premton mbështetje të çdo lloji për krimeasit

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) gjatë kthimit me avion nga vizita në Ukrainë bëri deklarata për gazetarët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Duke theksuar se të njëjtën vendosmëri [për Krimenë] ai e kishte parë edhe tek Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy Erdogani tha: “Edhe ai [Zelenskiy] kërkoi të mësonte nga unë qëndrimin tonë në lidhje me çështjen duke më pyetur ‘Cila është ndjeshmëria juaj në lidhje me tartarët e Krimesë?’ Edhe unë i thashë vendosmërinë tonë. Madje bëri edhe propozimin për të ndërtuar bashkë 500 banesa në rajonin Herson. “Le t’i bëjmë bashkë’, më tha. Edhe unë i thashë se do të ishte shumë mirë. Ministri ynë i Mjedisit dhe Urbanizimit do të vijë këtu me një delegacion dhe do të mbajë takime me emrat që do të caktojë Zoti President [Zelenskiy] dhe pastaj do të nisin punimet në zonën që do të jetë më e përshtatshme”.

“Për vëllezërit tanë tartarë krimeas ne do të ndërtojmë në Kiev një kompleks, i cili do të ketë një xhami, banesa dhe dyqane”,- u tha Erdogan gazetarëve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne