Erdogan priti në Stamboll mbretin e Jordanisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua të shtunën në një darkë zyrtare me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II. Të dy liderët biseduan për Palestinën dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Presidenti Erdoan bashkë me Zonjën e Parë, Emine Erdoan i pritën Mbretin e Jordanisë Abdullahu II dhe bashkëshorten e tij Rania al-Abdullah në vilën presidenciale “Tarabya” në Stamboll.

Erdoan dhe bashkëshortja Emine Erdoan bashkë me Mbretin e Jordanisë Abdullahu II dhe bashkëshorten Rania soditën për një çast Bosforin nga ballkoni i vilës.

Pastaj darkuan në vilë. Në këtë darkë morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Ruhsar Pekcan).

Në takimin e zhvilluar në Stamboll u trajtuan me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Jordanisë. Gjithashtu u bisedua për hapat që mund të ndërmerren në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Presidenti Erdoan dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II shkëmbyen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë çështjen palestineze.

Pas darkës Presidenti Erdoan e përcolli Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II nga vila presidenciale “Tarayba”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne