Erdogan-Putin biseduan në telefon për operacionin në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë bisedës Erdoani tha se operacioni ushtarak që planifikohet të zhvillohet në lindje të lumit Eufrat do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e Sirisë si dhe do të zhbllokojë procesin politik në Siri.

Për Turqinë është një element thelbësor ruajtja e të drejtave dhe interesave të popullit sirian,- theksoi Erdoan dhe shtoi se Turqia e vlerëson lartë qëndrimin konstruktiv të Rusisë në këtë proces./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne