Erdogan: PYD-ja është “çelës kopil” që mund të përdoret lehtësisht nga të gjithë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se PYD/YPG-ja, që është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, është bërë “çelës kopil” që mund të përdoret lehtësisht nga të gjithë.

Në takimin e tij me gazetarët gjatë vizitës në Itali më datat 4-5 shkurt, Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim pretendimeve se Rusia dhe Irani mund të bashkëpunojnë me PYD/YPG-në.

“PYD/YPG-ja është si një çelës kopil, nuk dihet se çfarë do të bëjnë. Kushdo mund ti përdor ata. YPG-ja është një organizatë terroriste. Nuk dua të japë mundësi se Rusia apo Irani do të mund të përvetësojnë një veprim të tillë”, deklaroi Erdogan.

Në rendin e ditës së Presidentit ishte edhe qëndrimi i ShBA-së në lidhje me Menbixhin. Kreu i shtetit turk tha se ish-Presidenti, Barack Obama ka gënjyer në lidhje me Menbixhin, ndërsa edhe administrata e Donald Trumpit është duke e ndjekur rrugën e njëjtë.

“Trump kishte thënë se ata (PYD/YPG) nuk do të mbeten dhe nuk mund të mbeten në Menbixh, do të kalojnë në lindje të lumit Eufrat. Ai pranoi se pronarët e vërtetë të Menbixhit janë arabët, por ato që u thanë ende nuk janë vënë në jetë”, bëri të ditur Erdogan.

Duke rikujtuar se banorët vendor në Menbixh kanë filluar me kryengritje, Presidenti Erdogan tha se “Menbixhi herët ose vonë do të kaloj në duart e pronarëve të tij të vërtetë”.

Presidenti u pyet edhe për takimin e tij me Papa Françeskun, ku ai tha se “Sipas Papës statusi i Jerusalemit duhet të ruhet. Edhe ai thotë se hapi i ShBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është i gabuar. Atij i thash se duhet të bashkëpunojmë për ruajtjen e statusit të Jerusalemit dhe se mesazhet që do ti japë ai botës katolike janë shumë të rëndësishme në këtë aspekt”.

Erdogan shtoi se Papa u rikujtua në lidhje me ndjeshmërinë e Turqisë në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 dhe se kjo çështje duhet ti lihet politikanëve dhe nuk duhet të përdoret si material politik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne