Bota

Erdogan: Qëndrojmë kundër atyre që dëshirojnë të copëtojnë Sirinë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia nuk ka synime në tokat e Sirisë dhe se qëndrojnë kundër atyre që dëshirojnë të copëtojnë atë vend.

Në një mbledhje të mbyllur për media, presidenti Erdogan në zyrën presidenciale Dolmabahçe të Stambollit u takua me kryeredaktorët e përgjithshëm të gazetave, kanaleve televizive dhe agjencive të vendit.

“Turqia nuk ka sy në tokat e Sirisë. Qëndrojmë kundër atyre që dëshirojnë të copëtojnë Sirinë”, tha Erdogan, duke folur në lidhje me operacionin në vazhdim “Burim i Paqes”.

Në lidhje me komunikimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ai tha se, “Në çdo kohë zhvillojmë bisedimet tona me zotëri Putinin në rast se ndodh ndonjë problem. I hedhim së bashku hapat që duhet të hidhen”.

Erdogan foli edhe lidhur me pretendimet e arratisjes së të burgosurve të DEASH-it, duke theksuar se, “Kjo është një dezinformim. Me këtë duan të provokojnë Amerikën dhe Perëndimin”.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./AA

OPINIONE