Erdogan: Rihapja e Shën-Sofisë na e shtoi gëzimin e bajramit

Rihapja faktikisht e Shën-Sofisë për adhurim më 24 korrik na e ka shtuar edhe më shumë gëzimin e bajramit, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në shkëmbimin e urimeve të Kurban Bajramit me strukturat e partisë nëpërmjet videokonferencës.

Nuk do të biem në kurthin e polemikave të padobishme për vendin dhe popullin”,- u shpreh udhëheqësi turk dhe shtoi: “Duam që kongresin e madh [të partisë] ta kthejmë në pikënisjen, pikëkthesën e një ringritjeje, ringjalljeje dhe lartësimi të ri”.

Kurse në lidhje me rihapjen për adhurim të Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) Erdoani tha: “Rihapja faktikisht për adhurim më 24 korrik e Shën-Sofisë, e cila ishte një plagë 86-vjeçare në zemrën e kombit tonë, na e ka shtuar edhe më shumë gëzimin e bajramit”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne