Erdogan-Ruhani biseduan në telefon për Sirinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Sipas informatave të marra nga burimet presidenciale, në këtë bisedë telefonike përveç gjendjes së fundit në Siri janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Duke vënë në dukje se Turqia që nga fillimi ka një qëndrim të qartë në lidhje me përdorimin e armëve kimike, presidenti Erdoan ka theksuar se aktualisht është e rëndësishme t’i shmanget përshkallëzimit të tensioneve dhe që ngjarjet të vlerësohen në kontekstin e tyre.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta të Turqisë, Iranit dhe Rusisë në kuadër të procesit të Astanës për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të krizës.

Në këtë bisedë po ashtu u shpreh gatishmëria për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne