Bota

Erdogan: Rusia dhe ShBA deklarojnë se YPG-ja do të largohet nga Menbixhi

Duke bërë të ditur se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se organizata separatiste terroriste YPG, fraksion i PKK-së në Siri, do të largohet nga Menbixhi, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e publikoi edhe numrin e terroristëve në këtë qytet.

Në prononcimin e tij të bërë në interes të gazetarëve që e shoqëronin në avion gjatë kthimit pas takimit të zhvilluar të enjten me Presidentin Putin në Moskë, Presidenti Erdoan tha: “Sipas të dhënave tona aktualisht në Menbixh ndodhen 1 mijë terroristë të PYD/YPG-së. Ka prej atyre që thonë se nuk janë kaq, por informatat tona tregojnë kështu. 85-90 për qind e popullatës përbëhet prej arabëve suni. Është e qartë se kush janë pronarët e vërtet të këtij qyteti. Sot Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se PYD/YPG-ja do të largohet nga Menbixhi. Dëshira e jonë është që ata ta boshatisin këtë qytet dhe të dërgohen në lindje të lumit Eufrat”.

Kreu i shteti turk vuri në dukje që në objektiv të Turqisë janë terroristët në Siri, ndërsa e bërë të ditur se “Jemi në gjendje të sigurojmë siguri dhe stabilitet në Idlib, Menbixh dhe në lindje të Eufratit”.

“Qëndrimi ynë për çështjen e PYD/YPG-së është hapur dhe e qartë. Ne kujdesemi për sigurinë e vëllezërve tanë kurdë në Siri më shumë se kushdo tjetër. Me fjalë të tjera, nuk ka ka asnjë lloj justifikimi t’i barazosh terroristët e organizatës terroriste PYD/YPG me vëllezërit tanë kurdë”, bëri të ditur Erdoan.

Në agjendën e Presidentit ishte edhe Marrëveshja e Adanës e nënshkruar mes Turqisë dhe Sirisë në vitin 1998.

Ai tha se Marrëveshja e Adanës është “një hap i rëndësishëm”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Unë besoj se kjo është një marrëveshje e rëndësishme që bën të ndjehet pesha e Turqisë në rajon. Atyre që thonë se kush e ftoi Turqinë këtu duhet ti paraqesim në tavolinë këtë marrëveshje. Ajo është nënshkruar nga babai Esad dhe zyrtarët tanë dhe ne duhet ta vlerësojmë mirë këtë marrëveshje”.

Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen edhe në përpjekjet që bëhen për ti dhënën fund procesit të Astanës dhe tha: “Ne nuk mendojmë se kemi hyrë në fazën e fundit në Siri. Jam i mendimit se aty ka ende shumë punë për tu bërë. Përkundër atyre që janë në përpjekje për t’i dhënë fund procesit të Astanës ne jemi të përqendruar në rëndësinë e tij. Është e rëndësishme të mbahet gjallë fryma e Astanës. Tani në Siri kemi të bëjmë me çështjen e komisionit kushtetues. Janë disa që e vështirësojë punën në këtë drejtim”.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se procesi i liberalizimit të vizave mes Turqisë dhe Rusisë ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa shtoi se kjo çështje pret “nënshkrimin e Putinit”./ trt

OPINIONE