Erdogan: “Rusia na informoi për nxjerrjen e organizatave terroriste nga zona e sigurt”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) foli në ceremoninë e pritjes në Qendrën e Kongreseve dhe të Kulturës “Populli” në Bestepe, ku ndodhet kompleksi presidencial, organizuar me rastin e 29 Tetorit, Festa e Shpalljes së Republikës së Turqisë.

Duke folur për luftën që po bën Turqia kundër elementëve terroristë në veri të Sirisë, Erdoani tha: “Turqia e ka treguar se ajo mund të bëjë atë që dëshiron me aftësitë e veta dhe pa marrë pëlqimin e ndokujt kur bëhet fjalë për sigurinë e saj kombëtare dhe përgjegjësitë historike që ka”.

“Falë qëndrimit të matur dhe të vendosur të popullit tonë organizatat terroriste nuk arritën të kenë sukses pavarësisht mbështetjes së fuqishme që kanë pasur”,- theksoi Presidenti Erdoan.

“Turqia është vendi i vetëm që nuk e shikon Sirinë si një shans të përqendrimit tek nafta apo fuqia, por e shikon atë vetëm si njeri, shpirt, vëlla. Kurse vendet perëndimore kanë shfaqur një sjellje hipokrite në lidhje me terrorizmin”,- nënvizoi Erdoan në fjalën e tij.

Duke iu referuar marrëveshjes së arritur me Rusinë në lidhje me zonën e sigurt Erdoani bëri këtë deklaratë: “Rusia i ka informuar autoritetet tona kompetente se organizatat terroriste janë nxjerrë plotësisht jashtë kësaj zone. Kështu kanë mbaruar afatet kohore 120 dhe 150-orëshe në bazë të marrëveshjeve që kishim bërë nga njëra anë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe nga ana tjetër me Rusinë. Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne