Presidenti, Recep Tayyip Erdoga bëri të ditur se samiti i 10-të i BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), do të japë një dimension të ri ekonomisë globale.
Presidenti Erdogan nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i bëri një vlerësim samitit të BRICS-it dhe vizitës në Afrikën e Jugut.
Duke vënë në dukje se në samitin në fjalë ishte i ftuar në cilësinë e kryesuesit të radhës të Organizatës së Bashkëpunit Islam (OBI), Presidenti Erdogan tha se ka realizuar një vizitë produktive në Afrikën e Jugut.
“Uroj që samiti i 10-të i liderëve të BRICS-it, për të cilin mendojë se do ti japë një dimension të ri ekonomisë globale, të jetë i dobishëm për gjithë botën”, shkruan Erdogan në postimin e tij.
Kreu i shtetit turk rikujtoi se në kuadër të samitit u takua me liderët e vendeve anëtare të BRICS-it, ndërsa shtoi se gjatë këtyre takimeve patën rastin të bisedojnë në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike globale dhe rajonale.
Në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti ka postuar edhe fotografi nga bisedimet, takimet dhe vizitat e realizuara në kuadër të samitit, ndërsa ka vijuar me këto fjalë: “Falënderojë të gjithë liderët me të cilët biseduam në lidhje me çështjet e shumta duke filluar nga gjendja ekonomike globale, çështjen e Sirisë, zhvillimi i Afrikës, e deri tek marrëdhëniet ekonomiko-politike, të cilat jemi duke i zhvilluar me rajonin e Azisë. Në kuadër të vizitës në Afrikën e Jugut, patëm rastin të takohemi edhe me vëllezërit tanë myslimanë dhe qytetarët turq që jetojnë në këtë rajon. Së bashku me bashkëbiseduesit kemi shqyrtuar problemet e myslimanëve në rajon dhe propozimet për zgjidhjen e tyre me në krye çështjen e organizatës terroriste gyleniste FETO. Në ditën e fundit të vizitës në Afrikën e Jugut u takuam edhe me investitorët dhe biznesmenët e rëndësishëm që veprojnë në këtë vend me të cilët shkëmbyem mendimet për zhvillimin e marrëdhënieve tona në çdo fushë të bazuar në parimin fito-fito dhe partneritet të barabartë”.
Në fund të postimit të tij kreu i shtetit turk falënderoi popullin e Afrikës së Jugut për mikpritje me fjalët: “Vendin Ubuntu, ku dallimet paraqesin një bashkim të mirë të popullit të ylberit të Afrikës së Jugut, e falënderoj për mikpritje të mirë. ‘Nkosi Sikeleli Afrika’ (Allahu e ruajt Afrikën)”./ trt