Erdogan sfidon ShBA me mbyllje të bazës Incirlik

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) vlerësoi të dielën në mbrëmje për herë të parë rezolutën e Senatit amerikan (ShBA) në lidhje me ngjarjet e 1915.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk duhet të ndërmarrin hapa të pariparueshëm në marrëdhëniet bilaterale,” tha presidenti, i cili e cilësoi “politike” rezolutën e miratuar javën e kaluar në Senat.

Duke shprehur reagimin e tij për miratimin e rezolutës, e cila njeh si “gjenocid” ngjarjet e vitit 1915, kreu i shtetit turk tha se “ky vendim nuk ka asnjë vlerë, sepse është plotësisht politik”.

Turqia mund të vendosë sanksione kur të jetë e nevojshme. Është shumë e rëndësishme për të dyja palët që ShBA-ja të mos ndërmarrë hapa të pariparueshëm në marrëdhëniet e saj me ne. Kur është e nevojshme, ne do të ulemi në tryezë bashkë me delegacionet nga të dy vendet dhe do ta mbyllim edhe Inxhirlikun [İncirlik, baza amerikane në Adana, Turqi], ose Kyrexhikun [Kürecik, radari i alarmit të NATO-s në Malatya). Nëse ata bëjnë gjëra të tilla, ne nuk do të rrimë duarkryq. Turqia nuk është një vend fisnor. Më lejoni ta them me qartësinë maksimale: A është e mundur të mos thuash të njëjtën gjë për indigjenët në ShBA? Historia indigjene është një turp për SHBA-në,” tha Presidenti Erdoan.

Duke iu referuar situatës në Siri, Erdoani tha: “Ajo që e shqetëson Turqinë në krizën siriane nuk është nafta, por se si mund të sigurohet paqja e sirianëve. Përdorimi i fjalës «kurd» për të përshkruar elementët e YPG-së, që është krahu sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, është një ofendim që u bëhet kurdëve”.

“Ne mendojmë se lufta kundër PKK-së duhet të kryhet në mënyrë të vendosur dhe të përbashkët ashtu siç ndodh kundër DAESH. Ata që bëjnë diskriminim midis organizatave terroriste po mbjellin farat e hekatombave të ardhshme“, përfundoi Presidenti Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne