Erdogan: ShBA u paguan shuma të mëdha organizatave terroriste

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë paguar shuma të mëdha grupeve terroriste si PKK/PYD/YPG, për të cilat pretendon se i përdor në luftën kundër organizatës terroriste DAESH në Siri.

“Menbixhi ka qenë skenë e dëbimit të arabëve, të cilët janë banorët e vërtetë të kësaj zone dhe tërheqjes së PYD/YPG-së. E njëjta u përsërit edhe në Rakka. Duhet të bëhen punimet që këto troje ti lihen pronarëve të vërtetë”, deklaroi Erdoan.

Presidenti Erdoan u prononcua në interes të gazetarëve, të cilët e shoqëruan gjatë vizitave të tij në Rusi, Kuvajt dhe Katar.

Erdoan tha se Turqia, Rusia dhe Irani dëshirojnë të vazhdojnë procesin e Astanës për gjetjen e zgjidhjes krizës në Siri, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Më 22 nëntor në Soçi të Rusisë do të takohemi në nivel të liderëve. Një ditë më herët do të takohen ministrat tanë të jashtëm dhe shefat e shtatmadhorive. Çështja e 12 pikave të vëzhgimit në Idlib është shumë e ndjeshme. Në qoftë se Rusia dhe Irani kanë ndonjë kërkesë të veçantë në këtë drejtim atëherë ne do të jemi në fleksibël. Mirëpo Rusia ka dhënë premtime për tërheqje nga Afrini. Neve na është premtuar se do të tregohet mirëkuptimi i duhur ndaj Turqisë në lidhje me kërcënimet dhe provokimet e mundshme ndaj Turqisë nga ky rajon”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne