Erdogan: Shtetet e Bashkuara po më kërcënojnë për Palestinën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar planin “Trump” për konfliktin Izrael-Palestinë, të ashtuquajturën “Marrëveshje e Shekullit”, tha nën një frymë refuzimi  se atë nuk e ka pranuar askush veç vetë Trump-it dhe Netanjahut.

“Jeruzalemi u përket tre feve qiellore dhe i ashtuquajturi ‘plan paqeje’ nuk pranohet as nga muslimanët, as nga të krishterët  e as hebrenjtë ortodoksë. Ne kurrë nuk do të mbështesim një plan me të cilin nuk pajtohen vëllezërit tanë palestinezë”, tha Erdogan.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i të ashtuquajturit ‘plan paqeje’ ishte “legjitimimimi i politikës së okupimit, shkatërrimit dhe zhvatjes së Izraelit, e cila ka vazhduar për 70 vjet”.

Ai gjithashtu iu referua disa kërcënimeve që SHBA po i bëjnë atij dhe disa zyrtarëve të tjerë turq.

“Për momentin, për fat të keq, Shtetet e Bashkuara po më kërcënojnë dhe po kërcënojnë shefin tonë të inteligjencës, si dhe disa institucione financiare në Turqi. Çfarëdo që të bëjnë, nuk do të kenë sukses”, tha Erdogan./ berati

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne