Erdogan shuplak Emirateve te Bashkuara Arabe: Ku ishin paraardhësit tuaj kur Fahreddin Pasha ynë po mbronte Medinën?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi të mërkurën kundër një mesazhi të ripostuar në median sociale nga ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) duke synuar Fahreddin Pashën, guvernator otoman i Medinës në vitet 1916-1919.

Në një fjalim drejtuar të zgjedhurve lokalë nga i gjithë vendi, mbajtur në ambientet e Kompleksit Presidencial në Ankara, Erdogan tha: “Nuk është rastësi që ata, të cilët mendojnë se është aftësi të bëhesh bashkë me tiranët në një periudhë kur myslimanët janë nën sulme dhe dhunë, synojnë Fahreddin Pashën.”

“Ej njeri i mjerë që po na akuzon! Ku ishin paraardhësit tuaj kur Fahreddin Pasha ynë po mbronte Medinën?”, pyeti kreu i shtetit turk.

Vërejtjet e tij erdhën pas ministri i Jashtëm i EBA-së, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, ripostoi në “Twitter” një mesazh, i cili akuzonte Fahreddin Pashën për krime kundër popullatës lokale dhe vjedhje të pronës së tyre.

Në këtë post, turqit akuzohen për vjedhjen e “shumicës së dorëshkrimeve të bibliotekës Mahmudiyah në qytet” dhe dërgimin e tyre në Turqi.

“Këta janë paraardhësit e Erdoganit dhe historia e tyre me myslimanët arabë”, shkruante postimi.

Erdogan tha se “duket qartë se nuk keni ditur kurrgjë për këtë komb (turqit), Erdoganin dhe paraardhësit e tij”.

Rreth pretendimeve mbi vjedhjet, presidenti turk theksoi se nuk ishte vjedhje, por “mbrojtja e amaneteve (relikeve) të shenjta të Profetit Muhamed (s.a.v.s.) nga pushtuesit”.

“Fahreddin Pasha dërgoi amanete të shenjta në Stamboll gjatë pushtimit britanik të Hixhazit”, tha Erdogan dhe tregoi se me sa guxim guvernatori osman ishte përpjekur të mbrojë reliket.

Pallati Topkapi në Stamboll pret dhomën e amaneteve të shenjta, që përmban relike të ndryshme të Profetit Muhamed (s.a.v.s.), shokëve të tij dhe sendet e tjera që lidhen me të.

Komandanti osman, Fahreddin Pasha, mbrojti amanetet e shenjta kundër vehabinjve dhe Medinën kundër pushtimit britanik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne