Erdogan sot shkon në Angli për samitin e NATO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të vizitojë sot Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një takim të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Londër me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Në deklaratën që bëri në aeroportin e Ankarasë para nisjes për në këtë vend Erdoani tha se është i pashmangshëm një përditësim i strukturës së NATO-s në përputhje me prioritetet e kërcënimeve aktuale.

Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk janë alternativë e marrëdhënieve me aleatët tanë [në NATO]. Turqia është një partnere e domosdoshme e NATO-s”,- tha Erdoan.

Departamenti i Komunikimeve pranë Presidencës [së Turqisë] njoftoi se në takimin që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar midis datave 3-5 dhjetor do të marrin pjesë Presidenti Erdoan, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar.

Takimi i liderëve ka për qëllim të riafirmojë rëndësinë e harmonisë euro-integruese, si dhe të veprimit të përbashkët në unitet dhe solidaritet kundër të gjitha kërcënimeve dhe sfidave, përfshirë terrorizmin, në territoret e NATO-s.

Gjithashtu në takim pritet të diskutohet për progresin e arritur në përshtatjen e Aleancës në mjedisin aktual të sigurisë; parashikohet që në këtë drejtim liderët të japin direktiva lidhur me përgatitjet e NATO-s për vitet 2020.

Pas takimit, pritet të miratohet “Deklarata e Londrës”.

Siç është planifikuar, Presidenti Erdoan do të takohet me disa kryetarë të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në samit.

Presidenti turk po ashtu do të marrë pjesë në samitin katërpalësh, i cili do të zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

Samiti po ashtu do të diskutojë çështjet rajonale, veçanërisht Sirinë dhe Libinë.

Në ditën e fundit të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Erdoani do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një xhamie në Kembrixh./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne