Erdogan: Synimi ynë është rritja e vëllimit tregtar në 15 miliardë dollarë me Azerbajxhanin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke rikujtuar se vëllimi tregtar reciprok ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit është afërsisht 4,5 miliardë dollarë, tha: “Synimi ynë tashmë është që të rrisim vëllimin tonë tregtar, ashtu siç e kemi përcaktuar më parë, në 15 miliardë dollarë”.

Mbledhja e 8-të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan filloi në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit me bashkëkryesimin e Presidentit Erdoan dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev dhe pjesëmarrjen e ministrave përkatës.

Në deklaratën e bërë përpara mbledhjes presidenti turk tha: “Synimi ynë tashmë është që të rrisim vëllimin tonë tregtar, ashtu siç e kemi përcaktuar më parë, në 15 miliardë dollarë. Ne kemi rënë dakord për këtë me vëllain tim (Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev). Për të arritur këtë miqtë tanë ministra duhet të bëjnë përpjekjen e mundur”.

Kurse Alijev u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit janë marrëdhënie strategjike të themeluara mbi vëllazërinë dhe miqësinë si dhe bëri të ditur se mbledhja është shumë e rëndësishme nga aspekti i të ardhmes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se me marrëveshjet, që do të nënshkruhen, do të përforcohen në masë të madhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne