Erdoğan takohet me liderin suprem të Iranit Khamenei

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, në kuadër të vizitës së tij në Iran.

Takimi Erdoğan-Khamenei u zhvillua në dyer të mbyllura, pasi më herët presidenti turk mori pjesë në samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran në Teheran në të cilin u diskutua kriza në Siri.

Sot gjatë ditës, krahas samitit, Erdoğan realizoi edhe takime të veçanta kokë më kokë me presidentët e Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Hassan Rouhani.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne