Erdogan takon kreun e Këshillit Presidencial të Libisë Fayiz Mustafa Es-Serraj

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një takim me Fayiz Mustafa Es-Serraj, Kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Presidenca turke bëhet e ditur se Presidenti Erdogan dhe Es-Serraj u takuan në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Libisë si dhe për zhvillimet e fundit në Libi dhe çështjet tjera rajonale.

Presidenti Erdogan përsëriti mbështetjen e dhënë qeverisë legjitime të njohur nga shoqëria ndërkombëtare, ndërsa bëri thirrje forcave jolegjitime të Haftarit që t’i ndalojnë sulmet.

Kreu i shtetit turk gjithashtu shtoi se për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e Libisë ndodhen pranë qeverisë legjitime të Libisë të udhëhequr nga Fayiz Mustafa Es-Serraj./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne