Bota

Erdogan: Do të hapim ambasadën në Kudsin Lindor

“Turqia do të hapë ambasadën në Kudsin lindor,” tha presidenti turk, duke thënë se ky qytet është kryeqyteti i shtetit palestinez.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se vendi do të njohë Kudsin lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe do të hapë ambasadën në këtë pjesë të Palestinës, njofton gazeta Hurriyet. “Ne tashmë kemi shpallur Kudsin lindor si kryeqytetin e Palestinës, por meqë ky qytet është nën pushtim, ende nuk mund të hapim ambasadën”, tha Erdogan duke folur në takimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi më parë komunitetit ndërkombëtar të njohë Kudsin lindor si kryeqytet të Palestinës. “Ftoj vendet që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë të njohin Kudsin e pushtuar si kryeqytet të Palestinës”, deklaroi presidenti turk, pas hapjes së një samiti të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll./ PT

OPINIONE