Erdogan të martën viziton Rusinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan të martën do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Rusi.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për informim e Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Erdogan më 27 gusht do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Rusi.

Në kuadër të vizitës Presidenti Erdogan do të takohet me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa bëhet e ditur se të dy liderët do të kryesojnë takimin mes delegacioneve.

Erdogan do të marrë pjesë edhe në hapjen e Panairin Ndërkombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës “MAKS-2019”, që është një prej aktiviteteve të shquara në botë në këtë fushë.

Pritet që gjatë kontakteve të bisedohet për të gjitha aspektet në marrëdhëniet Turqi-Rusi si dhe të shkëmbehen mendimet në lidhje me disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, me në krye atë të Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne