Erdogan: Të papranueshme sulmet vdekjeprurëse të regjimit në Idlib

Pas takimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Zhukovskiy” të Moskës Erdoan dhe Putin mbajtën një konferencë të përbashkët.

Në sulmet e regjimit në Idlib që nga muaji maj e këtej kanë humbur jetën më shumë se 500 njerëz të pafajshëm dhe janë plagosur më shumë se 1.200 civilë. Janë të papranueshme sulmet vdekjeprurëse nga ajri dhe toka të regjimit kundër civilëve (në Idlib) me pretekstin e luftës kundër terrorizmit”, u shpreh Erdoan dhe shtoi:

“Përgjegjësitë që burojnë nga Marrëveshja e Soçitmund të përmbushen vetëm nëse u jepet fund sulmeve të regjimit. (Sulmet e regjimit) Na shtyjnë të mbrohemi, veçanërisht përgjatë kufijve tanë dhe të ndërmarrim hapat e duhur në kohën e duhur”.

Kurse Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha nga ana e tij se marrëdhëniet Rusi-Turqi po zhvillohen mbi bazën e miqësisë, respektit reciprok dhe interesave të përbashkëta.

“Rusia me Turqinë i vazhdojnë me efektivitet punimet e tyre në formatin e Astanës, i cili është edhe procesi më i efektshëm në zgjidhjen e krizës siriane. Me Presidentin e Turqisë ramë dakord për të eliminuar terroristët në Idlib dhe për të bërë këtu atë që duhet”,- theksoi Putin.

“Ne ndjejmë një shqetësim të thellë për situatën në Idlib. Me Turqinë kemi përcaktuar kornizën e masave shtesë për shfarosjen e terroristëve”, shtoi ai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne