Erdogan do të vizitojë Katarin më 15 nëntor, pas Rusisë dhe Kuvajtit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të shkojë në Katar më datë 15 nëntor.

Burimet zyrtare turke njoftuan të hënën se Presidenti Erdogan do të realizojë më 13 nëntor një vizitë në Soçi të Rusisë, ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Menjëherë pas kësaj vizite njëditore, kreu i shtetit turk do të udhëtojë për në Kuvajt, ku do të qëndrojë më 13-14 nëntor. Në këtë vend, që ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit në krizën e Gjirit, Erdogan do të takohet me Emirin kuvajtian, Sheikun Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.

Ndërsa pas vizitës në Kuvajt, lideri turk do të shkojë në Katar më datë 15 nëntor. Krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë kontakteve në këtë vend do të merren në shqyrtim situata e fundit në krizën e Katarit dhe çështjet rajonale.

Vizita e fundit e Presidentit Erdogan në Katar ishte ajo e muajit korrik, kur pati një takim edhe me Emirin kataras, Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne