Erdogan do të vizitojë Rusinë më datë 13 nëntor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Rusinë më datë 13 nëntor.

Kreu i shtetit turk do të takohet në Soçi me homologun rus, Vladimir Putin.

Në një dalje publike më datë 2 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte bërë me dije fillimin e përgatitjeve për një takim të ri ndërmjet Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi i fundit mes dy liderëve ishte ai i Ankarasë, më 28 shtator.

Pas kontakteve në Rusi, Presidenti Erdogan do të kalojë në Kuvajt, më datë 14 nëntor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne