Bota

Erdogan: Thamë mos guxoni të sulmoni anijen tonë, sot morën përgjigjen e parë

“Ne thamë më parë mos guxoni të sulmoni, nëse sulmoni “Oruç Reisin” (anija turke e kërkimeve sizmike) do të paguani një çmim të lartë, dhe sot ata morën përgjigjen e tyre të parë”, tha Presidenti Recep Tayip Erdogan.

Presidenti i vendit dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Edogan mbajti një fjalim (të enjten) me rastin e 19-vjetorit të themelimit të partisë.

Në fjalim ai vlerësoi edhe tensionin e rritur në Mesdheun Lindor.

“Ne thamë më parë mos guxoni të sulmoni, nëse sulmoni “Oruç Reisin” (anija turke e kërkimeve sizmike) do të paguani një çmim të lartë, dhe sot ata morën përgjigjen e tyre të parë”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) që ka marrë nën ndikim tërë botën tha se me kalimin e ndikimit, ekonomia do të hyjë në një periudhë të re.

“Besoj se kjo periudhë do të jetë një periudhë që ekonomia jonë do të lartësohet”, u shpreh Presidenti Recep Tayip Erdogan.  /trt

OPINIONE

INTERVISTA