Erdogan: “Tradhtinë bashkëshortore do ta ndalojmë me ligj”

Turqia është duke shkuar në drejtim të islamizimit më të fortë të shoqërisë, presidenti Recep Tayyip Erdogan propozon që tradhtia bashkëshortore të konsiderohet vepër penale, pretendojnë portalet e Turqisë.

Ai pretendon se ishte e gabueshme të shtyhet ky vendim qysh prej vitit 2004, për shkak të presionit të BE.

“Mendoj se është koha ta shqyrtojmë këtë çështje, duke marrë parasysh se shoqëria jonë tani ka qëndrim tjetër moral”, thekson Erdogan.

Turqia në vitin 2004 hoqi dorë nga përpjekjet ta ndalojë me ligj tradhtinë bashkëshortore si pjesë e negociatave paraprake për anëtarësim eventual në BE.

 

Përveç kësaj, është ndryshuar edhe kodi penal, disa politika janë liberalizuar dhe janë zgjeruar liritë individuale.

Ne atë kohë Brukseli e kishte porositur Ankarasë se kriminalizimi i tradhtisë bashkëshortore në Turqi do t’i mbyllë derën për anëtarësim, prandaj partia e Erdoganit në fund hoqi dorë nga ky ligj.

Kriminalizimi i tradhtisë bashkëshortore është temë diskutimi në Turqi tashmë me dekada. Në vitin 1996 Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin i cili deri atëherë ishte në fuqi sepse më tepër i favorizonte meshkujt sesa femrat.

Sipas atij ligj, gratë janë konsideruar tradhtare pas vetëm një akti të tradhtisë, ndërsa meshkujt vetëm nëse kanë qenë në lidhje të gjatë jashtëmartesore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne