Erdogan «Trend Topic» në “Twitter”

Etiketa «#OurVoiceErdoğan» (Erdogan zëri ynë), që u hap në «Twitter» para se Presidenti Erdoan të ngjitej në foltoren e OKB-së për të mbajtur fjalimin në Sesionin e 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që vazhdon punimet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ngjalli një interes të madh.

Brenda një kohe të shkurtër etiketa u rendit në krye të listës botërore “Trend Topic” dhe u shpërnda nga shumë përdorues turq dhe të huaj të «Twitter»-it.

Ripostimet që u bënë në të katër anët e botës në gjuhë të ndryshme, kryesisht në turqisht, anglisht dhe arabisht, u shoqëruan me mesazhet që Presidenti Erdoan është pranë shtypurve dhe të vuajturve pa bërë asnjë dallim.

Erdoani i kundërshton me zemër të hapur në çdo platformë padrejtësitë dhe paligjësitë e sistemit ndërkombëtar, thuhet në këto postime./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne