Erdogan: Turqia do të jetë një qendër tërheqëse për shkencëtarët

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në “Konferencën Vjetore prof. dr. Fuat Sezgin-2019”, që u mbajt të enjten në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe (kompleksi presidencial).

Duke folur për rëndësinë e mbështetjes së shkencës dhe shkencëtarëve në fjalën drejtuar të pranishmëve, Erdoani tha: “Nëse jeni të dashuruar me shkencën, atëherë duhet t’ua hapni rrugën shkencës, shkencëtarëve. Ne e bëmë këtë dhe i kemi zgjeruar punimet shkencore”.

Nëse nuk u dilet në mbrojtje shkencëtarëve, atëherë këtë do ta bëjnë vende të tjera dhe veprat e tyre do të botohen në një gjuhë tjetër”, paralajmëroi Erdoan.

Në vijim të fjalës së tij kreu i shtetit turk theksoi se Islami është një akumulim i pasur qytetërimesh, ndërsa shtoi: “Ne jemi një komb me fat, dhe jo të gjitha shoqëritë e kanë një fat të tillë për të ndërtuar qytetërim”.

Erdoani dha sinjalin për fillimin e punimeve që do të kenë në fokus shkencëtarët në procesin e ardhshëm dhe tha se do ta shndërrojnë Turqinë në një qendër tërheqëse për shkencëtarët.

“Synimi ynë është të ndërtojmë një të ardhme plot paqe, qetësi, siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë njerëzimin”,- nënvizoi Presidenti Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne