Erdogan: Turqia është ishull stabiliteti dhe qetësie

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në programin e organizuar në sheshin “Dortyol” të Stambollit me rastin e Natës së Kadrit.

Erdogani u uroi pjesëmarrësve në aktivitet Natën e Kadrit dhe iu drejtua atyre me këto fjalë: “Përshëndes prej këtu të gjithë vëllezërit tanë fatlumë që përjetojnë Natën e Kadrit në qoshe të ndryshme të Turqisë dhe mbarë botës. Prej këtu lutjet tona shkojnë për vëllezërit tanë në Siri që e hapin iftarin në mesin e bombardimeve; për fëmijët e pafajshëm në Jemen që nuk gjejnë dot as një copë bukë të thatë; njerëzit e pafajshëm që janë të detyruar ta kalojnë Muajin e Ramazanit nën hijen konflikteve në Afganistan, Irak, Pakistan dhe Libi; refugjatët palestinezë, të cilëve zemra ka 70 vjet që u digjet nga malli për atdheun”.

Po aq sa është e rëndësishme ‘përqafimi’ me Bajramin (e Ramazanit), por aq e rëndësishme është edhe bërja e një jete në përputhje me frymën e muajit të Ramazanit dhe vlerat që përfaqëson ai,- u shpreh Erdoan, duke shtuar se në programin e organizuar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë (TDV) është planifikuar edhe falja e ‘teravisë’ sipas traditës ‘enderun’ me pjesëmarrjen e 313 mijë njerëzve.

Myslimanët po kalojnë një periudhë të mundimshme, tha Presidenti Erdoan dhe u ndal në gjakun e myslimanëve që po derdhet, shtypjen dhe masakrat me të cilat përballen myslimanët përballen sot.

“Përkundër të gjitha këtyre dhimbjeve, Turqia të impresionon si një ishull qetësie me stabilitetin e saj, paqen e brendshme, demokracinë e saj, unitetin dhe solidaritetin e qytetarëve të saj”,- nënvizoi Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne