Erdogan: Turqia është shpresë për një hapësirë të madhe gjeografike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se Turqia është shpresa e një pozite gjeografike të madhe, duke shtuar se populli turk ka prapa lutjen (duanë) e qindra milionave njerëzve.

“Ne jemi Turqia që është shpresa e një pozite gjeografike të madhe. Sepse ne jemi populli turk që kemi nga prapa lutjen e qindra milionave njerëzve. Ne jemi të gatshëm ta paguajmë koston e këtij qëndrimi dinjitar. Ashtu sikurse përgjatë gjithë historisë nuk do të hezitojmë asnjëherë të paguajmë koston siç edhe kemi vepruar më parë, më 15 korrik, në operacionin ‘Mburoja Eufratit’, dhe sot në operacionin ‘Dega e Ullirit'”, tha Erdogan, në një fjalim në kongresin e degës rinore të Partisë AK në Kocaeli.

Presidenti turk theksoi se terroristët do ta paguajnë rëndë çmimin e martirëve dhe njerëzve të pafajshëm dhe u shpreh se të gjithë terroristët e pafe të PKK-së, PYD-së, YPG-së, DEASH-it dhe FETO-s që provokojnë në kufijtë e Turqisë dhe bombardojnë xhamitë duke martirizuar njerëzit do ta paguajnë rëndë.

Erdogan më tej duke theksuar se ushtria turke do të vazhdojë udhëtimin e saj drejt Idlibit, tha se “Allahu thotë: ‘Mos u thoni të vdekur atyre që humbin jetën në rrugën e Allahut. Ata janë gjallë, por ju nuk e dini.’ Duke pasur parasysh këtë, ushtria turke po shkon drejt Afrinit dhe me ndihmën e Zotit, ajo do të vazhdojë të përparojë drejt Idlibit”.

“Deri më sot në mëngjes janë neutralizuar 394 terroristë. Ende nuk e di sa mund të jetë rritur kjo shifër deri më tani. Ndërkohë kemi 20 dëshmorë nga ULS (Ushtria e Lirë Siriane) dhe ushtarët tanë bashkë. I gjithë populli ynë është bashkë me ne duke u lutur. Dhe në këtë mënyrë jemi duke ecur dhe ndodhemi në ditën e 8-të të operacionit tonë. Ne si qeveri jemi duke zhvilluar bisedime me vende të ndryshme, me Rusinë, SHBA-në dhe dje me Britaninë dhe vende të tjera të Evropës. Gjithashtu edhe ministria jonë e jashtme është duke kryer bisedime, sepse siç e dini nëse nuk e shpjegoni veten në komunitetin ndërkombëtar edhe sikur të fitoni betejën, e humbni në tryezë ashtu sikurse në Lozanë”, theksoi Erdogan. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne