Erdogan: Turqia është shumë pranë operacionit tokësor dhe ajror në lindje të Eufratit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se kanë përfunduar përgatitjet në lidhje me planin e operacionit në lindje të lumit Eufrat.

Erdoan, gjatë fjalimit në Mbledhjen e 29-të Konsultative dhe Vlerësuese të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në lidhje me operacionin në lindje të lumit Eufrat, tha: “Ne kemi bërë përgatitjet tona, përfunduam planet tona të operacionit, kemi dhënë udhëzimet e nevojshme. Ka ardhur koha për të hapur rrugën për burimin e paqes, për të cilin është marrë vendimi dhe ka filluar procesi. Operacioni është shumë pranë, aq pranë sa mund të thuhet që mund të fillojë sot ose nesër. Do ta kryejmë këtë operacion edhe nga toka, edhe nga ajri”.

Ai tha se Turqia ka bërë çdo lloj paralajmërimi ndaj bashkëbiseduesve të saj në lidhje me lindjen e lumitEufrat.

“Kemi qenë mjaft të duruar. Jo po patrullimet ajrore, jo po patrullime tokësore, e shohim që të gjitha këto janë histori (përralla). E theksoj edhe një herë, qëllimi ynë në lindje të Eufratit është ta vadisim me burimet e paqes”, tha Presidenti turk.

“Pyetja jonë për aleatët tanë është shumë e qartë, deklaroni a e pranoni apo jo YPG/PKK-në, si organizatë terroriste, të cilën po mundoheni ta fshihni nga sytë nën emërtimin SDG?”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne