Erdogan: Turqia kurrë nuk do t’i kthehet huamarrjes nga FMN, nga pandemia do të dalë edhe më e fuqishme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot në Ankara deklaroi se nuk do ta lejojë kthimin e Turqisë në të kohërat e kaluara, kur priste para dyerve të mbyllura të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për huamarrje.

Erdogan tha se Turqia nga pandemia e koronavirusit do të dalë edhe më e fuqishme.

“Vendi ynë nga ky proces do të dalë edhe më i fuqishëm, në ekonomi dhe në fusha të tjera. Prandaj, secili qytatarë i yni duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe masave parandaluese”, theksoi Erdoğan në një ceremoni të prezantimit të unionit të kompanive të sigurimeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne