Erdogan: Turqia lidere rajonale në sektorin e energjisë së rinovueshme

Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në Samitin e Aksionit për Klimën, organizuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Sesionit 74. të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së.

Ai theksoi se Turqia është një prej vendeve të rralla që ka rritur praninë e pyjeve.

“Në 17 vitet e fundit kemi mbjellë më shumë se 4 miliardë fidanë. Më 11 nëntor do të mbjellim edhe 11 milionë të tjerë. Një prej objektivave tona është rritja në 30 për qind e hapësirës sonë totale të pyllëzuar. Ne gjithashtu po ndërtojmë linja të reja metroje për të lehtësuar problemin e trafikut në qytetet tona dhe për të zvogëluar emetimet e gazrave me efekt serë. Ne synojmë rritjen e pjesës së hekurudhave në transportin e përgjithshëm të mallrave nga 5 në 10 për qind dhe në transportin e udhëtarëve nga 1 në 4 për qind. Ne do të zgjerojmë rrjetin e trenit me shpejtësi të lartë në afërsisht 5.600 km në 5 vitet e ardhshme dhe do të rrisim gjatësinë e sistemit tonë hekurudhor me 50 për qind”, tha presidenti turk.

Duke theksuar se Turqia është shteti me pozitën e liderit në rajonin e saj për sa i takon energjisë së rinovueshme, Erdogani sqaroi se 30 për qind e nevojës për elektricitet në vendin e tij mbulohet nga energjia e rinovueshme dhe u zotua për ta rritur këtë në 39 për qind deri në vitin 2023.

Erdogani shtoi gjithashtu se përdorimi i qeseve plastike në Turqi ka rënë me 75 për qind.

“Ne kemi shënuar progres të rëndësishëm në vendin tonë për menaxhimin e mbetjeve, përdorimin e teknologjive dhe burimeve energjetike ambientaliste. Jemi duke sendërtuar politika që synojnë përshtatjen me ndryshimet klimatike dhe forcimin e rezistencës ndaj katastrofave, pa hequr dorë nga objektivat tona të zhvillimit”, u shpreh ai mes të tjerash./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne