Erdogan: Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile.

“Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për ‘masakër civile’ janë materiali më i rëndësishëm për fushatën që kryhet kundër Turqisë”, theksoi Erdoğan gjatë një takimi të grupit të AK Partisë në Ankara.

“Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistanin, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëve që janë lyer në duart tuaja gjatë historisë”, tha Erdoğan.

Ai tha se nuk luftojnë kundër kundër popullit të Sirisë, por luftojë bashkë me popullin sirian kundër mizorëve dhe se deri më tani në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” është pastruar një territor prej 1.22 km katrorë.

Më tej lidhur me kritikat nga Liga Arabe ndaj Turqisë, Erdoğan tha: “Liga Arabe, vallë sa sirianë keni pranuar ? Ju ishit ata që e nxorrët Sirinë nga Liga ndërsa tani për të ofenduar Turqinë po përpiqeni të vendosni në zbatim një projekt për ta marrë Sirinë”.

Lidhur me propozimet për bisedime me organizatën terroriste, Erdoğan tha se “Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetës. Turqia ka përvojën dhe mendjeprehtësinë që nuk mund të bëhen bisedime me terroristët por edhe nëse bëhet nuk do të ketë kuptim dhe rezultat”.

Ata që për vite me radhë ndodhen krah për krahu me terroristët mund të bëjnë çfarë të duan, por ne nuk do të hyjmë në këtë rrugë, shtoi Erdoğan.

“Propozimi ynë është që sonte menjëherë terroristët të dorëzojnë armët, të prishin kurthet që kanë ngritur dhe të largohen nga zona e sigurtë”, tha Erdoğan i cili në lidhje me propozimin për largimin e terroristëve nga zona e sigurtë vuri në dukje se “Operacioni ‘Burimi i Paqes’ do të përfundojë vetëm në rast se ndodh kjo”.

– “Turqia nuk ka synim të jetë prezente në Munbixh”

“Ne nuk kemi synim të veçantë për të qenë në Munbixh. Shqetësimi ynë është vetëm një edhe ai, qoftë Rusia, qoftë regjimi, ta nxjerrin organizatën terroriste YPG/PYD prej këtu”, tha Erdoğan.

“Nuk dua të mendoj se regjimi ka arritur një marrëveshje me SDG-në”, u shpreh ai duke folur në lidhje me zhvillimet në Munbixh.

Lidhur me vizitën që pritet ta realizojë muajin e ardhshëm në Shetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), presidenti turk tha se është një çështje që duhet të vlerësohet pas takimeve me delegacionin që do të vijë në Turqi.

Ndërsa lidhur me vizitën me vizitën në Moskë tha se “Nuk ka ndonjë situatë negative në lidhje me vizitën tonë në Rusi. Me një përqindje të madhe kjo do të realizohet”.

Presidenti turk komentoi edhe hetimin e filluar nga UEFA kundër kombëtares turke për përshëndetjen ushtarake që bënë lojtarët e ekipit, duke treguar se nuk pret diçka serioze përpos një dënimi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne