Erdogan: Turqia nuk synon tokat e asnjë shteti, lirinë ose interesat e asnjë populli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit në TRT Wold Forum 2019 deklaroi Turqia nuk synon tokat e asnjë shteti, lirinë ose interesat e asnjë populli.

“Çdokush mund të gjendet në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Afrikë, Ballkan me qëllime të tjera. Turqia është atje vetëm për shkak të unitetit të fatit që ka me vëllezërit e saj. Ky është një virtyt i madh që nuk mund ta kuptojnë ata që “një pikë nafte e shohin më të vlefshme se sa një pikë gjak”, tha presdenti turk.

Erdogan gjithashtu u shpreh se “Gjatë periudhës 17-18 vjeçare të detyrës tonë ne si Turqi asnjëherë nuk jemi ulur dhe nuk do të ulemi në tryezë me një organizatë terroriste”.

Ai bëri thirje për ristrukturimin e institucioneve kryesore të sistemit global, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara (OKB)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne