Bota

Erdogan: Turqia po kalon një ndryshim shekullor

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia është duke kaluar nëpër një strukturim që do të riformoj shekullin e ardhshëm.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Gjatë fjalimit të tij Erdogan vuri theksin se Turqia është zhvilluar në çdo fushë, ndërsa shtoi: “Zhvillimet në rajon dhe në botë tregojnë se jemi duke kaluar nëpër një strukturim që do të riformoj shekullin e ardhshëm. Të gjitha zhvillimet kanë dimensionet e tyre që na interesojnë nga afër. Ne punimet tona i zhvillojnë duke i marrë parasysh të gjitha këto”.

Duke e bërë të ditur se Turqia në vend se të pranoj rolin e përcaktuar për të në disa projekte ajo vuri në pah vullnetin e saj, Presidenti Erdogan tha se edhe populli përkrahë vullnetin e fortë të Turqisë.

“Rritja, të cilën e kapi Turqia, luan rolin e letrës lakmuese që nxjerrë në pah fytyrat e vërteta të organizatave terroriste”, deklaroi kreu i shtetit turk, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Organizata separatiste terroriste PKK nuk është vetëm organizatë terroriste. Kjo organizatë në të vërtetë është një aparat i përdorur nga fuqitë e jashtme. Ndërkaq DAESH-i nuk ka të bëjë me islamin dhe është një organizatë e formuar nga vrasësit me duart e përgjakura”.

Presidenti preku edhe në sjelljet dyfytyrëshe të vendeve perëndimore me të cilat ballafaqohet Turqia, ndërsa shtoi se ata kanë prishur lojërat që luheshin mbi vendin.

Në fjalën e tij Erdogan uroi që linja hekurudhore Baku-Tbilis-Kars, përurimi i së cilës u bë më 30 tetor, ti sjellë gjithë të mira Turqisë, rajonit dhe botës, ndërsa shtoi se viti i ardhshëm do të jetë një vit shumë i mirë nga aspekti i turizmit të vendit.

Ai gjithashtu tha se projekti për prodhimin e automobilit vendor do të jetë lokomotiva e përparimit të Turqisë dhe duke vënë theksin në lehtësitë që i sollën eksportit dhe importit tha: “Dikasteri i Doganave dhe Tregtisë nga dje filloi me përdorimin e një aplikacioni që do të lehtësoj importet dhe eksportet. Tani mallrat do të mund të monitorohen nëpërmjet telefonave celularë. Ky sistem mundëson që çdo veprim në dogana të jetë më transparent, më i shpejtë dhe më i lirë. Kompanive, të cilat bëjnë eksporte deri në një shumë të caktuar, do t’ju ofrohen edhe shërbimet e konsulencës”.

 

 

 

 

 


OPINIONE