Erdogan: Turqia punon me këmbëngulje për anëtarësimin e plotë në BE

“Turqia vazhdon rrugën e saj me këmbëngulje dhe vendosmëri, pavarësisht atyre që përpiqen ta përjashtojnë atë nga familja evropiane”, deklaroi Erdogani gjatë një takimi të Grupit të Veprimit për Reformë në kryeqytetin Ankara të vendit.

Ai theksoi se Turqia lufton për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së prej tashmë 60 vitesh dhe se vendi i tij është më se i vendosur për ta fituar këtë sfidë.

“BE-ja ka nevojë për Turqinë më shumë sesa Turqia për BE-në”, nënvizoi kreu i shtetit turk.

Sipas tij, Ankaraja ka plotësuar 66 nga gjithsej 72 kriteret e kërkuara në procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne do të ndërmarrim gjithashtu hapat që mund të bëjmë për 6 kriteret e mbetura dhe do të shohim se sa i sinqertë është Bashkimi Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave”, shtoi presidenti turk.

Mes të tjerash, Erdogani vuri në pah se azhurnimi i Unionit Doganor nuk është vetëm në të mirën e Turqisë, por edhe të vetëm BE-së.

“Anëtarësimi në Union është domethënës në një ekuacion që nxjerr fituese të dyja palët. Askush nuk mund ta detyrojë Turqinë të pranojë një ekuacion të dëmshëm për veten e saj”, u shpreh ai duke potencuar se prioritet kryesor i Ankarasë zyrtare është zhvillimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Republikës së Turqisë.

Turqia aplikoi për anëtarësimin në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e aderimit nisën në 2005-n. Por negociatat filluar të zvarriten në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës grekoqipriote, Gjermanisë dhe Francës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne