Erdogan: Turqia qëndron në këmbë përballë 7 shteteve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia qëndron në këmbë përballë 7 shteteve.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e hedhjes së shortit për kurs të kajmekamit për mandatin e 105-të të organizuar në Kompleksin Presidencial.

“Ne u buzëqeshim me buzëqeshje të hidhur atyre që janë përgjegjës për vrasjen e 50 milionë njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur përpiqen për të na dhënë mësim në njerëzim”, tha Erdogan, ndërsa shtoi se “Turqia kurrë nuk do të hezitojë të tregojë grushtin e hekurt brenda dorashkave të kadifes atyre që qasjen tonë njerëzore e shohin si dobësi tonë”.

Ai rikujtoi që Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit Evropian të mërkurën propozoi vendosjen e “zonës së ndalimit të fluturimit”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne e sollëm në rend të ditës këtë propozim kur qindra mijëra njerëz të pafajshëm u vranë nën bombardimin e aeroplanëve luftarakë të regjimit dhe forcave të tjera në gjithë Sirinë. Ata i kap paniku kur themi se i hapim portat. Mos bëni panik, kur të vjen koha edhe këto porta do të hapen. Turqia nuk ka nevojë të marrë leje për të shtypur korridorin terrorist për formimin e të cilit bëheshin përpjekje përgjatë kufirit”.

Duke vënë në dukje se me Operacionin “Burimi i Paqes”, zona që është marrë nën kontrollë nga Forcat e Armatosura Turke ka arritur në 4 mijë e 220 kilometra katrorë, Presidenti Erdogan tha: “Ushtarët tanë dhe të Ushtrisë Kombëtare Siriane janë duke spastruar zonën e operacionit. Ndërkohë nëse terroristët na dalin para është e drejtë e jonë e natyrshme ti neutralizojmë ata. Ne nuk biem pre e lojës nëse ata përpiqen të rindërtojnë ndonjë organizatë terroriste duke ndryshuar emra, flamuj ose uniforma”.

“Ne do të qëndrojmë përballë atyre që përpiqen të përdorin jetën dhe të ardhmen e popullit sirian si meze të planeve të mëdha për rajonin. Unë ftoj të gjithë botën të shohin, pranojnë dhe marrin një qëndrim që organizata terroriste PKK/YPG është po aq e rrezikshme sa DAESH për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Asnjëherë nuk hezitojmë të vazhdojmë në rrugën që njohim dhe asnjëherë nuk llogarisim madhësinë e çmimit që paguajmë në këtë rrugë”, bëri të ditur kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdogan gjithashtu bëri të ditur se “Ne do t’i zbulojmë opinionit publik botëror këdo që do të përpiqet të sabotojë procesin duke përdorur organizata terroriste ose regjim”.

Erdogan theksoi se është shumë e dhimbshme që bashkësia ndërkombëtare është shndërruar në një lodër shantazhe, e cila është kontraktuar nga dy organizata terroriste për kaq kohë dhe tha se “Turqia me Operacionin ‘Burimi i Paqes’ që e filloi më 9 tetor në orën 16.00 e zbuloi të vërtetën duke shkatërruar shantazhet dhe skenën e këtij teatri”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne