Erdogan: Turqia synon mbrojtjen e lidhjeve tregtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij po kërkon mënyra për të mbrojtur lidhjet tregtare nga rreziku i koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se bashkëpunimi mbi këtë çështje është thelbësor.

“Masat kundër COVID-19 mund të ndikojnë keq në tregti. Për këtë arsye, ne jemi duke punuar për zgjidhje praktike për tarifat dhe kontrollet kufitare të cilat do ta bëjnë shëndetin publik përparësi të tyre, por po ashtu do të zbusim dëmtimin e tregtisë”, tha Erdoğan në një Samit të Këshillit Turk përmes një telekomunikimi.

Duke theksuar bashkëpunimin, presidenti turk tha se vendi i tij është në luftë me një armik të padukshëm dhe shtoi se “Samiti i Këshillit Turk do të ndihmojë në forcimin e krahut tonë në luftën me virusin COVID-19”.

“Ne jemi duke punuar që të jemi në gjendje të mbajnë 3.500 ton shtesë të produkteve përmes linjës (hekurudhore) Baku-Tbilisi-Kars. Vazhdimi i tregtisë ndërkombëtare të lirë, të hapur dhe sipas rregullave, si dhe të transportuesve të ngarkesave, është virale për vazhdimësinë e zinxhirit të furnizimit”, tha Erdoğan.

Duke thënë se shpërthimi po prek edhe sektorin e komunikimit, Erdoğan tha se, “Unë besoj se këshilli ynë do të luajë një rol në zhvillimin dhe zbatimin e punës për sigurinë në internet”.

Këshilli Turk, i themeluar në vitin 2009 si një organizatë ndër-qeveritare që synon të promovojë bashkëpunimin gjithëpërfshirës midis vendeve që flasin gjuhën turke, përfshin Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Turqinë. Hungaria mori statusin e vëzhguesit në vitin 2018.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve turke, në Turqi nga koronavirusi kanë vdekur 908 persona, 42.228 janë konfirmuar pozitiv, ndërsa 2.142 janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitali.

Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, deri më tani nga virusi kanë vdekur mbi 96 mijë persona dhe janë infektuar mbi 1.6 milionë, ndërkohë janë shruar mbi 356 mijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne