Erdogan: Unë nuk do të bëhem diktator!

Presidenti i Turqisë në një intervistë me kanalin televiziv CNN, deklaroi se reformat që synon t’i zbatojë ai në Turqi, nuk do ta bëjnë atë një diktator.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se ndryshimi i Kushtetutës nuk do ta bëjë atë një diktator. “Unë nuk jam i përhershëm dhe me të vërtetë mund të vdesë në çdo moment”, ka theksuar Erdogan duke hedhur poshtë akuzat se referendumi i organizuar në Turqi është një hap drejt diktaturës në Turqi. Erdogan shtoi: “Në një sistem diktatorial, ju nuk keni nevojë për sistem presidencial. Ne këtu kemi kuti të votimit… demokracia e merr forcën nga populli. Kjo është ajo çfarë ne e quajmë vullnet kombëtar”. Erdogan në vazhdim tha se dallimi i vogël mes “PO” dhe “JO”-së në referendum nuk është arsye për tu tërhequr nga programet e tij dhe deklaroi: “Fitorja është fitore. Unë në të kaluarën kam luajtur edhe futboll. Nuk ka rëndësi se a e fiton ndeshjen me rezultatin 1-0 ose me rezultatin 5-0, qëllimi final është ta fitosh ndeshjen”. Vlen të theksohet se në referendumin e ditës së diele që u zhvillua në Turqi, 51.4% e votuesve kanë votuar pro ndryshimit të Kushtetutës së këtij vendi që rezulton me ndryshimin e sistemit parlamentar në atë presidencial në Turqi.
/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne